Sadiku: Jemi të inatosur

Futboll

Sadiku: Jemi të inatosur

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 19:04
Armando Sadiku

Një debutim me gol në Champions League është gjithmonë ndjesi e bukur. Por sulmuesi Armando Sadiku nuk ka mundur t’i gëzohet siç duhet kësaj arritje të vogël personale, pasi klubi i tij, Legia e Varshavës, është mundur me rezultat 3:1 në Kazakistan përballë Astanës. “Jemi të inatosur”, tha Sadiku. “Nuk duhej të pësonim golin e tretë. Nëse do të mbyllej ndeshja me humbjes 2:1, do të kishim qenë më të qetë. Në pjesën e dytë kishim mundësi të shënonim një tjetër gol, ndaj jemi vetë fajtorë të kësaj situate. Por nuk ka mbaruar asgjë. Mund të fitojmë 2:0 në ndeshjen e kthimit, por do të duhet të bëjmë më shumë. Nuk duhet të përsëritim gabimet e kësaj ndeshje”, thotë Sadiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat