Jose Mouirnho, menaxheri i Manchester Unitedit, është i lumtur që ka humbur nga Barcelona
Barcelona e ka mposhtur Manchester Unitedin, në kuadër të Champions Cup, i cili po mbahet në Amerikë, me rezultat 1:0.
Pas kësaj ndeshje, menaxheri i Manchester Unitedin, Jose Mourinho ka thënë se është i lumtur për humbjen.
"Është shumë e rëndësishme të humbasësh një ndeshje. Mua nuk më pëlqen të Humb, por mendoj se është shumë e rëndësishme," ka deklaruar Mourinho për MUT.
"Mendoj se do të ishte shumë keq për ne që të largohemi nga SHBA pa një humbje, duke luajtur kundër ekipeve si Real Madrid, Barcelona, Manchester City, do të ishte shumë keq të shkojmë në shtëpi me vetëm fitoret”, ka theksuar ai.
"Unë mendoj se në lojë kemi bërë disa gjëra shumë të mira, por ashtu kemi bërë edhe gjëra të këqija. Gjërat shumë të mira janë për të mbajtur dhe gjërat e këqija janë për t'u përmirësuar”, ka theksuar ‘Special One’.