Vullnet e entuziazëm te Ramiz Sadiku

Futboll

Vullnet e entuziazëm te Ramiz Sadiku

Nga: Kemajl Goca Më: 26 korrik 2017 Në ora: 19:39
Musa Selimi

Disa skuadra synojnë kreun në Ligën e Parë të Kosovës, disa pretendojnë të jenë në mes të tabelës.  Ndër skuadrat me renome në vendin tonë, Ramiz Sadiku nga Prishtina, është në vlugun e përgatitjeve mbase deri me tash ka zhvilluar edhe disa ndeshje miqësore për të parë formën e secilit futbollist. Skuadra nga kryeqyteti ka kryetrajner Musa Selimin, i cili ka intensifikuar  stërvitjet sidomos ka në program edhe një seri ndeshje miqësore, që do të jenë edhe barometri më i mirë për të gjetur edhe 11-shin më të mirë për edicionin e ri,  që do të fillojë me 26 gusht. “Kemi ekip të re e të mirë. Kemi zhvilluar tri ndeshje miqësore, fituam me rezultat 2:1 ndaj Flamurtarit, pësuam humbje me 1:0 nga Drita në Gjilan dhe triumfuam me 2:0 kundër Drenicës.

Të shtunën e fundjavës do të takohemi me Trepçën ’89, ndërsa të hënën e ardhshme me Feronikelin”, thotë Selimi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Futbollistët e Ramiz Sadikut stërviten në stadiumin e tyre, por jo edhe në fushë të përshtatshme. “Stadiumi nuk është ashtu si kemi dëshirë me qenë, me një standard me të lartë, ndoshta pritet të bëhet më i mirë dhe mi plotësuar kushtet. Kushtet janë të mira, lojtarët vijnë me rregull e janë të disiplinuar, moshat mesatare është 19 vjeç...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat