Sermaxhaj e Llumnica: Elita do të jetë më interesante!

Futboll

Sermaxhaj e Llumnica: Elita do të jetë më interesante!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 korrik 2017 Në ora: 19:28
Sermaxhaj e Llumnica

Pritet të jetë edhe më e ashpër lufta për titullin e kampionit në elitën e futbollit të Kosovës. Një numër i madh i skuadrave janë përforcuar dhe paralajmërojnë se do të jenë në tre-katër vendet e para, por do të ketë edhe prej tyre se nuk do t‘i përmbushin synimet. Investimet do të shihen në fund se sa janë të qëlluara nga disa skuadra. Ish futbollisti i mirënjohur gjilanas, Genc Sermaxhaj, si dhe Ardian Llumnica, trajner për grup-moshat e reja në FC Prishtina, mendojnë se do të jetë një kampionat edhe më interesant. “Sigurisht që ky edicion do të jetë shumë më interesant, me kualitativ sidomos në ato klube që kanë sjellë përforcime dhe shpresojnë majën e tabelës. Këto klube me transfere të mëdha, do të kenë vështirësi në fillim ngase duhen disa ndeshje për ta komponuar ekipin, por ato duhen në fazën përgatitore të bëjnë zgjidhjen e formacionit startues, që mos të kanë probleme në vazhdim. Do të shohim ndeshje interesante, luftë të madhe në fushë e tribuna, dhe sigurisht zhgënjime nga disa ekipe që kanë sjellë përforcime, ngase disa nuk janë edhe të qëlluara tek disa klube, por mbetet të shihet në këtë edicion të garave”, tha Sermaxhaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sermaxhaj thotë se në disa klube ka përforcime të qëlluara: “Në disa klube kemi parë investime të qëlluara e tek disa tjera jo, por në këtë kampionat do të kemi më shumë klube që do të garojnë për pjesën e epërme të tabelës dhe këto klube do të sjellin ndeshje interesante ndërmjet vete. Sa i përket cilësisë së lojës, nuk do të kemi shumë ngritje sepse edhe ata futbollistë që janë kthyer nga Shqipëria, më parë kanë qenë tek ne, dhe futbolli ka qenë thuajse çdo herë i njëjtë. Por sigurisht do të kemi një garë më të madhe dhe më interesante”. Derbi më i madh në vend, Drita-Gjilani, a po elektrizohet qysh nga kjo periudhë? “Sigurisht nga krerët e tifogrupeve, ‘Intelektualët’ e ‘Skifterat’, nëpër rrjete sociale por edhe në lokalet e qytetit, kanë filluar ngacmimet kundrejt njëra - tjetrës për kampionatin që po vjen, për prurjet nëpër klubet e tyre, dhe sigurisht me të drejtë, sepse ‘ndoshta’, ky vit do të sjell një derbi shumë të zjarrtë ndërmjet tyre”, shprehet Sermaxhaj. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat