Sadiku debutoi me gol në Champions

Futboll

Sadiku debutoi me gol në Champions

Nga: K. Goca Më: 26 korrik 2017 Në ora: 18:02
Armando Sadiku

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku, debutoi me gol në Champions League, por fatkeqësisht skuadra e tij pësoi humbje në ndeshjen e parë. Astana nga Kazakistani  triumfoi me rezultat 3:1 ndaj Legia-s nga Varshava, në ndeshjen e rrethit të tretë kualifikues.

Sadiku u paraqit nga minuta e 70-të për skuadrën polake Legia, por goli i tij nuk mjaftoi për rezultat pozitiv. Ai shënoi në minutën e 79-të, kur nga afërsia plasoi topin në rrjetë. Për vendasit shënuan: Kabananga (36’), Maevskiy (45’) dhe Twumasi (90+4). Sadiku me Legia-n shpresojnë ta përmbysin rezultatin në sfidën e kthimit që luhet në javën e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat