Cilën javë do të luhet derbi më i madh i Kosovës?

Futboll

Cilën javë do të luhet derbi më i madh i Kosovës?

Nga: Kemajl Goca Më: 25 korrik 2017 Në ora: 19:26
Pamje nga një ndeshje

Debate

Të martën në mesditë u hodh shorti për Superligën dhe Ligën e Parë të Kosovës në futboll. Skuadrat mësojnë rivalët nga java e parë e deri te e fundit! Shorti për dikë ka qenë i mirë në hapje e për dikë shumë i vështirë, por ajo ka pak rëndësi, sepse secila që i futet edicionit mëton të jetë sa më e përgatitur e të mbledh sa më shumë pikë. Në fakt, në cilën javë do të luhet derbi më i madh në Kosovë, ndërmjet dy skuadrave të të njëjtit qytet, që kanë rivalitet të madh ndërmjet veti, Drita dhe Gjilani. Pikërisht në javën e shtatë do të ndeshen ndërmjet vete këto skuadra që kanë sjellë përforcime jashtëzakonisht të mëdha dhe që pretendojnë të jenë në kreun e tabelës. Në këtë javë pritet të jetë edhe shikueshmëria më e madhe në stadium, sepse këto skuadra sa herë takohen mes vete edhe numri është 8.000 deri në 10.000 shikues.  Drita do të jetë në cilësinë e vendasit...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat