Arifaj: Lufta për Evropë, e bën kampionatin më të fortë

Futboll

Arifaj: Lufta për Evropë, e bën kampionatin më të fortë

Nga: Kemajl Goca Më: 21 korrik 2017 Në ora: 19:31
Granit Arifaj

Disa njohës të futbollit parashikojnë se edicioni i ri do të jetë më interesant se ai paraprak, duke parë përforcimet që po bëjnë një numër i madh skuadrave të Superligës së Kosovës. Feronikeli nga Drenasi konsiderohet prej skuadrave që do të luftojë për të gjitha trofetë, e cila ditë më parë ka rikthyer kryetrajner Gani Sejdiun.  Është interesant se tri skuadra nga Anamorava vazhdojnë me përforcime, si Gjilani, Drita e Gjilanit dhe Vllaznia e Pozhoranit, ndërsa krahas tyre nuk ndalen së përforcuari edhe Prishtina, Llapi i Podujevës, Liria nga Prizreni etj.

Sulmuesi Granit Arifaj, përforcimi i ri i Feronikelit, mendon se në edicionin e ri priten ndeshje më cilësore dhe shikueshmëria edhe më e madhe. Ai ndihet mirë në ekipin e ri dhe është adaptuar mirë. Arifaj një kohë u paraqit për Drenicën nga Skenderaj, duke qenë alfa dhe omega e këtij kolektivit.

“Ndjehem shumë mirë në ekipin e Feronikelit, të cilët me kanë pritur shkëlqyeshëm. Atmosfera është shumë e mirë, kemi krijuar një shoqëri shumë të mirë dhe shpresojmë me vazhduar kështu”, tha Arifaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. Në Feronikel është konkurrencë shumë e fortë, a keni tremb dhe sa është motivuese konkurrenca? “Në të gjitha ekipet që luftojnë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat