Armando Sadiku rekordmen!

Futboll

Armando Sadiku rekordmen!

Më: 18 korrik 2017 Në ora: 19:23
Armando Sadiku

Në Poloni, më së shumti ka bërë përshtypje paraqitja pozitive e shqiptarit, sesa nisja me humbje e sezonit të ri në kampionat nga Legia e Varshavës.

Mediat polake kanë nisur që të bëjnë edhe krahasimin e sulmuesve të rinj të Legias për kohën dhe minutazhin që i janë dashur deri në momentin kur kanë arritur të shënojnë golin e tyre të parë. Në bazë të statistikave, sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, i janë dashur vetëm 35 minuta për të gjetur golin e parë me skuadrën polake.

Një statistikë e tillë është marrë në krahasim me të tjerë futbollistë të Legias ndër vite që kanë arritur të lënë gjurmë. Ka prej atyre që u janë dashur edhe 421 minuta derisa të zhbllokohen, apo edhe 123 minuta lojë deri në momentin kur kanë realizuar rrjetën e parë me skuadrën e Legias.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat