Douglas Costa premton shumë trofe me Juven

Futboll

Douglas Costa premton shumë trofe me Juven

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 22:58
Douglas Costa

Ylli brazilian është prezantuar para gazetarëve si lojtar i Juventusit.

Pasi ka nënshkruar kontratën me Juventusin, pas huazimit nga Bayern Munichu, Douglas Costa, është prezantuar para medieve në Torino.

Braziliani ka premtuar që do të jap gjithçka nga vetja, për ta ndihmuar Juven të fitojë shumë trofe, e mbi të gjitha Ligën e Kampionëve.

“Juventusi është shumë i fortë”, ka thënë fillimisht Costa.

“Më ka pëlqyer gjithmonë t’i shihja teksa ata luanin. Kur mora vesh se mund të transferohesha këtu, u gëzova shumë” .

“Jam i bindur se ndodhem në vendin e duhur dhe në momentin e duhur. Jam këtu për të ndihmuar skuadrën. Nuk e kam fituar kurrë Ligën e Kampionëve, por besoj se me Juventusin do ta arrij këtë trofe”, ka përfunduar Costa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat