Avdijaj sqaron situatën

Futboll

Avdijaj sqaron situatën

Më: 17 korrik 2017 Në ora: 17:47
Donis Avdijaj gjatë një ndeshje

Reprezentuesi i Kosovës, Donis Avdijaj, ka sqaruar situatën. Sulmuesi ka mbrojtur veten publikisht pas “akuzave” të klubit të tij, Schalke 04. 20-vjeçari nuk luajti për asnjë sekondë në miqësoren e Schalke me Paderbornin, ku triumfuan me rezultat 1:0. Arsyeja, siç njoftoi pas takimit menaxheri Christian Heidel, qe vonesa e lojtarit në grumbullimin e skuadrës.

Në një postim në “Facebook”, Avdijaj shkruan: “Para ndeshjes me Paderbornin, mëngjesi ishte programuar në orën 10:30 dhe nisja në orën 11:00. Meqë gjithmonë vajtja për mëngjesin ka qenë sipas dëshirës, unë u paraqita në orën 10:36. Pra, 24 minuta me vonesë. Nëse jam keqkuptuar për mëngjesin, duhet të kërkoj falje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat