Ish futbollisti i njohur kroat kujton barazimin me Prishtinën para 31 vjetësh!

Futboll

Ish futbollisti i njohur kroat kujton barazimin me Prishtinën para 31 vjetësh!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 korrik 2017 Në ora: 13:14
Asanoviq në foto

Kroati Aljosha Asanoviq janë të paktë ata nga gjeneratat e vjetra që nuk e njohin.  Asanoviq ka qenë prej futbollistëve më të mirë në periudhën e viteve të 80-ta kur luante për Hajdukun e Splitit.

Image

Ai sot në profilin e tij në facebook ka postuar disa përbërje të asaj kohe të klubit të futbollit Hajduku, kur kishte luajtur me klubet të ndryshme të Ligës së Parë të ish-Jugosllavisë. Ndër to është edhe ajo mes Hajdukut e Prishtinës e cila kishte përfunduar me rezultat 2:2. Kjo ndeshje ishte luajtur me 15 mars të vitit 1986, në kuadër të javës së 20-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat