Chelsea arrin kontratë me Bakayoko në vlerë 40 milionë funta

Futboll

Chelsea arrin kontratë me Bakayoko në vlerë 40 milionë funta

Më: 15 korrik 2017 Në ora: 17:53
Bakayoko

Mesfushori francez është ardhja e parë gjatë kësaj vere në radhët e të kaltërve, derisa trajneri Antonio Conte po tenton të forcojë ekipin e tij për sezonin e ardhshëm.

Tiemoue Bakayoko ka kompletuar transferimin e tij prej 40 milionë funtash në Chelsea nga Monaco pas përfundimit të kontrollit të tij mjekësor dhe nënshkrimit të marrëveshjes së re pesëvjeçare.

Chelsea dhe Antonio Conte vunë në “target” Bakayoko si zgjidhjen e tyre të parë për të forcuar mesin e fushës dhe ata tash presin largimin e Nemanja Matiq për të lënë hapësirë të lirë për futbollistin francez.

Bisedimet ndërmjet Chelsea, Monaco dhe përfaqësuesve të Bakayoko kanë lëvizur shumë ngadalë, derisa të gjitha palët përfundimisht arritën marrëveshjen për futbollistin 22-vjeçar.

Chelsea tash do të shikojë të përfundojë marrëveshjen me Alex Sandro nga Juventus, i cili mund të thyejë rekordin e transferimit, të cilin aktualisht e mban Fernando Torres prej 50 milionë funtash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat