El Haddadi largohet nga Barcelona, tandem me sulmuesin shqiptar

Futboll

El Haddadi largohet nga Barcelona, tandem me sulmuesin shqiptar

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 21:53
El Haddadi së fundmi ishte i huazuar tek Valencia

Sulmuesi maroken me pasaportë spanjolle, Munir El Haddadi ishte i huazuar tek Valencia stinorin që lamë pas.

Por pas huazimit një vjeçar ai është rikthyer në ‘Camp Nou’ te Barcelona.

21-vjeçari pritet të largohet nga Barcelona, pasi trajneri i ri Ernesto Valverde nuk po llogaritë në shërbimet e tij.

E ardhmja e El Haddadit duket se do të jetë në kampionatin gjerman, Bundesliga.

Schalke 04 është skuadra më e interesuar për yllin e ri spanjoll dhe ka bërë një ofertë për të.

Mediat gjermane kanë raportuar se Schalke ka ofruar zyrtarisht 14 milionë euro për transferimin e El Haddadit.

Mbetet të shihet përgjigja e Barcelonës, nëse do të pranojë këtë ofertë apo do të kërkojë të fitojë më shumë nga shitja e El Haddadit.

Në rast transferimi në Schalke, 21-vjeçari do të bëhej tandem në fazën e sulmit me reprezentuesin e Kosovës, Donis Avdijaj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat