Manchester United ka parakaluar Barcelonën dhe Real Madridin

Futboll

Manchester United ka parakaluar Barcelonën dhe Real Madridin

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 16:25
Manchester Utd

Manchester United ka parakaluar Barcelonën dhe Real Madrid, për tu bërë ekipi i futbollit më i çmuar bë botë dhe i treti më i vlefshëm në botë në të gjitha sportet.

Vetëm ekipi i NFL Dallas Cowboys (£3.25bilionë) dhe ekipi i Ligës Madhore të Baseball, New York Yankees (£2.86bn) vlejnë më shumë se skuadra e Premier League. Është ky rezultati i publikuar pas llogaritjeve të bëra nga “Forbes”.

United çmohet £2.85bilionë, me një rritje prej 11% nga viti 2016 kur vlerësohej £2.57bn, kjo pavarësisht se nuk fiton kampionatin, apo Champions League që nga viti 2013. Manchester United është ngjitur nga vendi i pestë, në të tretin në klasifikimin e përgjithshëm top 50, të ekipeve të të gjitha sporteve në botë. United është një nga tre ekipet e futbollit të përfshira në top 10, përkrah Barcelonës (£2.81bn) në vend të katërt dhe Real Madrid (£2.77bn) në të pestin.

Los Blancos ka kaluar dy vite të vështira jashtë fushe, pasi ata kryesonin listën në vitin 2015, ndërsa vitin e kaluar ishin ekipi i futbollit më i çmuar në botë. Në total vetëm shtatë ekipe futbolli arritën të përfshihen në Top 50.  Manchester City (35-ti, £1.61bn), Arsenal (43-ti, £1.49bn) dhe Chelsea (46-ti, £1.43) janë ekipet e tjera të Premier League pjesë e listës. Përfaqësuesi i vetëm gjerman në listë është Bayern Munich (15-ti, £2.09).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat