Dështon transferimi i Aubameyang, të gjithë do të gëzoheni!

Futboll

Dështon transferimi i Aubameyang, të gjithë do të gëzoheni!

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 00:53
Pierre-Emerick Aubameyang

Pierre-Emerick Aubameyang nuk do të transferohet në futbollin kinez.

Klubi i Tianjin Quanjian ka zyrtarizuar transferimin e Anthony Modestes.

Në këtë mënyrë, ata kanë hequr dorë nga Aubameyang, pasi që marrëveshja me Borussia Dortmundin ka qenë e pamundur.

Tani për lojtarin “luftojnë” Milan dhe Chelsea.

Italianët janë të gatshëm t’i ofrojnë atij 8 milionë euro në sezon, 4 milionë më pak se që ka kërkuar lojtari (12).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat