Sadiku në ekipin polak ku ishte më parë Hasi trajner!?

Futboll

Sadiku në ekipin polak ku ishte më parë Hasi trajner!?

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 19:34
Armando Sadiku

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku vetëm një ditë më parë deklaronte se ishte pranë marrëveshjes me Panathinakos në Greqi.

Ndërsa, sot mediat zvicerane raportojnë se e ardhmja e Armando Sadikut mund të jetë krejtësisht ndryshe dhe në një kampionat tjetër. Sipas gazetës ‘Blick’, Sadiku ka arritur marrëveshje parimore me skuadrën polake, Legia Warszawa.

Sezonin e fundit Legia e mbylli sezonin si fituese e kampionatit, edhe pse i bëri një fillim shumë të keq nën drejtimin e Besnik Hasit. Tani mbetet të mësohet se cila është e vërteta në këtë pikë të merkatos për futbollistin shqiptar, i cili e ka të qartë se nuk dëshiron më të vazhdojë në radhët e klubit të Zurich-ut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat