Mourinho mposhti Conten për Lukakun, por gati është ‘goditja’ e dyt

Futboll

Mourinho mposhti Conten për Lukakun, por gati është ‘goditja’ e dyt

Më: 10 korrik 2017 Në ora: 22:04
Antonio Conte dhe Jose Mourinho

Skuadra franceze, Monaco thuhet se ka pranuar një ofertë nga Manchester Unitedi për objektivin e Chelseat, Tiemoue Bakayoko.

Sipas mediumit britanik Daily Star, u shfaqe se Bakayoko do t’i bashkohej Chelseat – me Nemanja Maticin që do shkonte në Old Trafford – por lëvizja ishte në dyshim dhe finalizimi u ngadalësua.

Jose Mourinho tani ka vendosur që ta mposht rivalin e tij të Chelseat, Antonio Conte në një tjetër nënshkrimit pas transferimit të Romelu Lukakus.

Do të ishte një goditje e dyfishtë për Conten nëse Mourinho do të vendosë për transferimin e 22-vjeçarit, pasi ardhja e tij do të dëmtonte ndonjë marrëveshje për Maticin, të cilin trajneri i Bluve është gati ta largoj.

Bakayoko dhe Chelsea kurrë nuk ranë dakord për kushtet personale, por Unitedi janë gati të ofrojnë aq sa kërkon mesfushori francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat