Spalletti konfirmon transferimin e Borja Valeros

Futboll

Spalletti konfirmon transferimin e Borja Valeros

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 22:32
Luciano Spalletti

Luciano Spalletti është i sigurt se Borja Valero do të jetë i suksesshëm në Inter.

Trajneri italian foli në një konferencë për shtyp gjatë trajnimit para sezonal, pas një fitore 2-1 në ndeshjen miqësore ndaj austriakëve WSG Wattens.

“Borja Valero ka një stil shumë të veçantë dhe ai dëshmon se në çdo ndeshje”, ka thënë Spalletti pas ndeshjes së parë miqësore me Interin.

“Ai nuk do të ndryshojë për Interin, ai do të jetë i qëndrueshëm”.

“Duke pasur atë lloj lojtari është shumë e rëndësishme për mua. E njoh atë mirë dhe jam i sigurt se do të vlerësohet nga të gjithë Interistët”, përfundoi trajneri italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat