Barcelona e Bayern duan të rikthehem në majë

Futboll

Barcelona e Bayern duan të rikthehem në majë

Më: 9 korrik 2017 Në ora: 12:51
Ancelotti

Pasi ka shëtitur dhe triumfuar në Angli, Francë, Spanjë e së fundi në Gjermani, trajneri Carlo Ancelotti duket se ka mall për vendlindjen e tij. Në një intervistë për “Sky Calcio”, trajneri italian ka rrëfyer se do të rikthehet të drejtojë në Serie A. “Më pëlqen shumë që të drejtoj një ekip italian, më ka marrë malli, por duke parë e duke bërë. Për momentin, objektivi im është të bëj një paraqitje të mirë në fushë me skuadrën e Bayern, ashtu si sezonin e kaluar”, u shpreh Carlo Ancelotti. Deklaratë që lë të hapur derën e një rikthimi të trajnerit në kampionatin ku ndërtoi themelet e karrierës së tij.

Por për momentin, në mendjen e tij është Bayern Mynih, ku synon të fitojë gjithçka. Objektivi kryesor është rikthimi në “top 4” skuadrat më të mira në Europë. “Në edicionin e ardhshëm të Champions League do të rritet ndjeshëm niveli i ndeshjeve, për arsye të ndryshme. Rikthehen ekipet “big” nga Anglia, si Chelsea e Manchester United. Barcelona e Bayern duan të rikthehem në majë, dëshira e Juves për një titull, ideja e Real Madrid për një kurorë të trefishtë. Pa harruar PSG-në. Ndaj duhet një Bayern kompetitiv, që të jetë i suksesshëm kudo që luan”, ka thënë  Ancelotti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat