Medel largohet nga Interi, befason me klubin e ri

Futboll

Medel largohet nga Interi, befason me klubin e ri

Më: 5 korrik 2017 Në ora: 09:33
Gary Medel

Boca Junior ka bërë ofertë zyrtare për mesfushorin e Interit, Gary Medel

Mesfushori kilian, Gary Medel mund të largohet nga skuadra e Interit gjatë këtij afati kalimtar.

Sipas Sky Sport, drejtuesit e Boca Junior kanë udhëtar në Itali për t’i paraqitur ofertën zyrtare Nerazzurëve për ish anëtarin e Cardiff Cityt dhe Sevillas.

Medel ka qenë pjesë e Boca Junior mes viteve 2009-2011. Ai me këtë klub ka luajtur 46 ndeshje dhe ka shënuar 7 gola.

Medel është pjesë e Interit që nga viti 2014, kur ishte transferuar nga Cardiff Cityt. Ai ka kontratë me Nerazzurrët vetëm edhe për një sezon. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat