A ka bileta për ndeshjen e sotme në Mitrovicë për Champions League?

Futboll

A ka bileta për ndeshjen e sotme në Mitrovicë për Champions League?

Nga: Kemajl Goca Më: 4 korrik 2017 Në ora: 11:03
Pamje e stadiumit

Drejtuesi e skuadrës së futbollit Trepça ’89 nga Mitrovica, konfirmojnë se bileta ka mjaft për ndeshjen e sotme. Kampioni i ri i Kosovës, Trepça ’89, do të ndeshet me kampionin e Ishujt Faroe, Vikingur, sfide e kthimit e parakualifikimeve për Champions League në futboll. Ndeshjen e parë e kishin fituar me 2:1 Vikingur, ndërsa sot në orën 18.00 luhet ajo e kthimit në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

“Njoftohen qytetarët e Republikës se Kosovës se bileta ka mjaft dhe gjithashtu Ju njoftojmë se deri në ora 15:00 pikëshitja do të jetë në vendet e caktuara, kurse prej orës 15:00 pikëshitja do të transferohet te Stadiumi ‘Adem Jashari’. Ju kisha lut mos manipuloni”, thuhet nga KF Trepça '89.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat