“Nainggolan do shkoj te Interi”

Futboll

“Nainggolan do shkoj te Interi”

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 19:13
Radja Nainggolan

Radja Nainggolan është një emër i nxehtë në afatin kalimtar veror, ku interesim për të kanë shprehur Manchester Unitedi dhe Interit, me italianët që duken favoritë për të fituar shërbimet e tij.

Matteo Materazzi, agjent dhe vëllai i ish-mbrojtësit të Interit, Marcos, është i sigurt sa i përket të ardhmes së Radja Nainggolanit.

Sipas Matteos, mesfushori belg do ta lë Romën për tu transferuar te Interi.

“Nënshkrimi i madh për Interin? Me të vërtetë mund të jetë Nainggolan. Unë mendoj se në fund, lojtari do të shkojë në Inter dhe do të shohë përsëri Spalletin”, ka thënë fillimisht Matteo Materazzi.

“Me ardhjen e belgut, Interi do të ridizajnojë skuadrën për të lejuar Nainggolan të luajë në pozitën e tij ideale”, përfundoi vëllai i Marcos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat