Lajm i keq për Chelsean

Futboll

Lajm i keq për Chelsean

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 19:10
Alex Sandro

Alex Sandro do të mbetet në Juventus.

Lajmet e fundit në mediet e Italisë, bëjnë të ditur se mbrojtësi i krahut të majtë ka vendosur të refuzojë ofertën e majme të Chelsea, për të qëndruar te kampionët e Serie A.

Ka disa ditë radhazi që është raportuar për një transferim të mundshëm të brazilianit në ‘Stamford Bridge’, ku Chelsea besohej se për shërbimet e tij i kishte ofruar Juventusit deri në 70 milionë euro.

Tani Cheslea si mbetet gjë tjetër veç se të kërkojë një pistë të re për krahun e majtë të mbrojtjes.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat