Interi i ofron pagë të majme Di Marias

Futboll

Interi i ofron pagë të majme Di Marias

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 15:40
Di Maria

Interi është duke bërë çmos që ta transferoj Angle Di Marian nga Paris Saint-Germain

Drejtuesit e Interit po mundohen që gjatë këtij afati kalimtar ta bindin Andel Di Marian që të transferohet në ‘San Siro’.

Sipas mediave italiane, Nerazzurrët po bëjnë çmos që ta bindin argjentinasin.

 Thuhet se Interi i ka ofruar ish syllit të Real Madridit një kontratë pesëvjeçare dhe një pagë prej 7 milionë eurove në sezon. 

Raportet me PSG-së dhe Interit janë të shkëlqyeshme, derisa klubi parisien është i gatshëm ta shesë yllin argjentinas për një ofertë prej të paktën 50 milionë eurove.

Ish ylli i Real Madridit është pjesë e Paris Saint-Germain që nga viti 2015, ku ishte transferuar nga Manchester United.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat