Mehmedi me oferta nga Serie A, Bundesliag dhe Ligue 1

Futboll

Mehmedi me oferta nga Serie A, Bundesliag dhe Ligue 1

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 14:19
Admir Mehmedi

Admir Mehmedi, sulmuesi shqiptar i Zvicrës, ka zgjuar interesimin e klubeve nga Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1

Admir Mehmedi pritet që të largohet nga Bayer Leverkusen gjatë kësajvere, edhe pse ka kontratë me klubin deri në verën e viti 2019.

Sipas mediave gjermane në adresë të sulmuesit shqiptar tashmë kanë ardhur disa oferta nga Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1.

Në Gjermani, reprezentuesi i Zvicrës kërkohet nga Hamburgu e Wolfsburgu, në Francë e dëshiron Nice, derisa në Itali skuadra e Torinos.

Mehmedi ishte transferuar në Levrkusen në vitin 2015 nga skuadra gjermane, Freiburg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat