E donin Juventus dhe Inter, por talenti shqiptar firmos për Sasuolon

Futboll

E donin Juventus dhe Inter, por talenti shqiptar firmos për Sasuolon

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 06:49
Gjate nenshkrimit te kontrates

Talenti shqiptar 17-vjeçar, Alesandro Ahmetaj është transferuar zyrtarisht te Sasuolo në Serie A dhe hedh një hap të madh përpara në karrierën e tij.

Mesfushori i talentuar shqiptar është pjesë e kombëtares italiane U-17 dhe një ndër talentet më të mëdhenj të futbollit italian. Pjesë e Çezenës prej më shumë se 7 vitesh, tashmë Ahmetaj vazhdon më lart, sepse ngjitet në Serinë A, te Sasuolo.

Një lëvizje surprizë, sepse Ahmetaj kërkohej me ngulm nga Juventusi, Interi e Xhenoa, që po bënin një garë të ethshme, duke i ofruar Çezenës para dhe lojtarë të rinj në këmbim, sidomos Interi, i cili ishte shumë pranë marrëveshjes por me sa duket talenti shqiptar ka zgjedhur Sasuolon për të pasur më shumë hapsirë në formacion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat