I ndjekur nga Juventusi dhe Interi, Xhenoa pranë transferimit të shqiptarit që luan për Italinë

Futboll

I ndjekur nga Juventusi dhe Interi, Xhenoa pranë transferimit të shqiptarit që luan për Italinë

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 02:53
Alesandro Ahmetaj

Sulmuesi shqiptar 17-vjeçar, Alesandro Ahmetaj, është shumë pranë transferimit te Xhenoa.

Këta të fundit janë të interesuar për shërbimet e talentit që aktualisht është pjesë e Çezenës.

Edhe pse me origjinë shqiptare, Ahmetaj ka zgjedhur të përfaqësojë Italinë dhe është pjesë e kombëtares së kaltër U-17.

Gjatë verës së kaluar, për shërbimet e Ahmetajt kanë shfaqur interesim edhe Juventusi dhe Interi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat