Chelsea kryeson garën për Vitolon

Futboll

Chelsea kryeson garën për Vitolon

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 09:16
Vitolo

Chelsea është favorit i madh për transferimin e anësorit të Sevillas, Vitolo.

Blutë janë gati të ofrojnë disa lojtarë për shërbimet e reprezentuesit spanjoll.

Marca shkruan se klubi andaluzian po pret një ofertë konkrete nga kampioni i Anglisë.

Kurt Zouma dhe Michy Batshuayi mund të jenë pjesë e marrëveshjes për anësorin 27 vjeçar.

Atletico po ashtu shtë lidhur shumë me një transferim të Vitolos, por nuk arriti ta sigurojë firmën e tij.

Vitolo ka një klauzolë prej 40 milionë eurosh, por klubi thuhet se dëshiron ta negociojë marrëveshjen nëse në të përfshihen Zouma, Batshuayi apo ndonjë lojtar tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat