Trepça ’89 synon të debutojë me fitore në Champions League

Futboll

Trepça ’89 synon të debutojë me fitore në Champions League

Nga: Kemajl Goca Më: 26 qershor 2017 Në ora: 18:03
Zekirja Ramadani

Kampioni i Kosovës, Trepça ’89 nga Mitrovica, synon të debutojë me fitore në garat parakualifikuese në Champions League. Mitrovicasit do të ndeshen me ekipin nga Ishujt Faroe, Vikingur, në takimin që luhet nesër në orën 20.00 në stadiumin “Torsvollur” në Torshavn.  Në orët e mesditës së djeshme, Trepça ’89 ka arritur në Ishujt Faroe, të cilët janë pritur shumë mirë. Në kampin e mitrovicasve atmosfera është shumë e mirë dhe mbretëron optimizëm para sfidës së nesërme ndaj një rivalit me shumë të panjohura, por edhe është klub gjysmëprofesionist.

Kryetrajneri i Trepçës ’89, Zekirja Ramadani, tha se kushtet janë shumë të mira në hotelin ku janë vendosur në Ishujt Faroe.  “Na priten shumë mirë, u akomoduam në hotel pas një rrugëtimit mjaft të gjatë, i kemi kushtet e mira këtu, por jemi larg stadiumit afër një ore, por sidoqoftë këtë nuk e shoh si problem për të dhënë maksimumin dhe të marrim një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë”, ka thënë Ramadani për gazetën kombëtare “Bota sot”.  A jeni te kompletuar dhe ku e sheh forcën e Trepçës '89 ndaj Vikingurit? “Nuk jemi komplet, mungojnë Kaba (i lënduar), Asare problem vize dhe vëllezërit Muja, por këta futbollist që udhëtuan për këtë ndeshje do të japin...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat