Kur vendoset për Sadikun?

Futboll

Kur vendoset për Sadikun?

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 15:52
Armando Sadiku

Futbollisti Armando Sadiku është emri kryesor në merkaton e Makabi Haifas. Sulmuesi i Kombëtares ka profilin e duhur për t’i bindur të gjithë. Sipas mediave izraelite, kjo është java vendimtare në të cilën Makabi Haifa do të vendosë për të plotësuar apo jo kushtet ekonomike të Zyrihut dhe të vetë sulmuesit shqiptar.

Sipas mediave vendase, Haifa ka gati edhe një tjetër alternativë në vend të bomberit kuqezi. Bëhet fjalë për një futbollist çek. Bëhet fjalë për Tomas Peshart i cili ka luajtur në Superligën greke në sezonin që lamë pas. Kërkesat ekonomike për pagesën e Sadikut janë mëse të pranueshme, por shifra që kërkon skuadra zvicerane për ta lënë atë të lirë, është thuajse e papërballueshme për ekipin izraelit. Në pritje qëndron edhe Hapoel Ber Sheva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat