De Biasi flet pas votimit

Futboll

De Biasi flet pas votimit

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 14:34
Gianni De Biasi

Gianni De Biasi ka folur për herë të parë pasi ka votuar zgjedhjet parlamentare që po zhvillohen në vendin tonë.

Ish-trajneri i Kombëtares, i cili në orën 12:00 ka votuar në një nga zonat tradicionale në Tiranë, te “Xhamlliku".

“Kam disa vite që jetoj nëShqipëri dhe e njoh shumë mirë këtë vend. Nëse nuk do më përfshinin në lista do isha i mërzitur. Isha i qartë për votimin pasi procedura është e thjeshtë.

Do të vazhdoj të ndjek zhvillimet e fundit nga vendi që kam kaluar emocione të mëdha. Do të votoj edhe herë të tjera…”, u shpreh shkurtimisht ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat