Oscar dënohet me ndeshje e me para në Kinë

Futboll

Oscar dënohet me ndeshje e me para në Kinë

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 17:00
Oscar

Ish-mesfushori i Chelsea Oscar është pezulluar me tetë ndeshje pasi provokoi një sherr masiv teksa po luante për Shanghai SIPG në Super League kineze. Oscar godet topin drejt dy kundërshtarëve të Guangzhou R&F gjatë ndeshjes fundit e cila përfundoi 1:1.

Braziliani është shtyrë duke rënë në tokë përpara se të shpërthente sherri masiv. Oscar, i cili iu bashkua Shanghai SIPG në një marrëveshje 75 milionë euro në janar, gjithashtu është dënuar me 5,000 euro gjobë.

Incidenti ndodhi në fund të pjesës së parë. Dy lojtarë të tjerë morën dënime me pesë, dhe gjashtë javë nga Federata Kineze, ndërsa ai që shtyu Oscar në tokë është dënuar me shtatë ndeshje. Trajneri Vilas-Boas ka mbrojtur lojtarin e tij duke e quajtur reagimin e tij “pasionant”, ndërsa Oscar mohoi se kishte goditur me dashje kundërshtarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat