Albert, ju po e mbani peng përfaqësuesen, e jo ata qe kritikojnë më të drejtë

Futboll

Albert, ju po e mbani peng përfaqësuesen, e jo ata qe kritikojnë më të drejtë

Nga: Nexhmedin Bunjaku Më: 19 qershor 2017 Në ora: 19:40
Nexhmedin Bunjaku

Ti vije turp Bunjakit për atë që po tenton ti hudhë fajin kritikëve për të mbuluar dështimet e veta. Bunjaki në një prononcim deklarohet se po ka kritika nga ata që "nuk e kanë dashur" pranimin e përfaqësueses për ndeshje miqësore apo me fusnot. z. Bunjaki, po ju dëshmojë të kundërtën nga ajo që mendoni ju për kritikët e shumtë të cilët me dekada ishin dhe janë pjesë e futbollit të Kosovës, ishin edhe atëherë kur ju dhe klika juaj nuk ishit, kontribuuan atëherë kur ju ishit fare te panjohur për opinionin futbolldashes brenda dhe jashtë Kosovës, si futbollist apo si trajner, mbajtën gjallë futbollin e Kosovës në kohën me të vështirë që njeh historia, e ju dhe klika e juaj në mënyrë tinëzare erdhët dhe tinëzisht shkelet rrugën që trasuan mu ata që po ju kritikojnë sot, ju dhe klika juaj tinëzisht dhe në heshtje po e shkatërroni futbollin, po e shkatërroni ëndrrën e Berishës, Celinës, Rashicës dhe shumë e shumë talenteve brenda dhe jashtë Kosovës, ju dhe klika juaj keni “pronësuar federatën dhe përfaqësuesen” dhe mendja juaj është e përqendruar tek “përfitimet personale” e jo te shtetit të Kosovës, ju po e mbani peng federatën e me këtë edhe përfaqësuesen dhe gjithë futbollin kosovar, ju dhe klika juaj jeni e zeza e futbollit te Kosovës e jo kritikët që me të drejtë kritikojnë dështimet tuaja.

Ju po e përdorni sulmin si mbrojtje më të mirë duke sulmuar kritiket, por ju këtë po e bëni në adresë të gabuar, sepse ju keni patur me vite kohe që ta përdorni këtë metodë, pra sulmin si metodë mbrojtëse, në fushën e gjelbër e ndoshta në ndonjë ndeshje do u kishte ndezur rastësisht sepse ju nuk keni potencial të sulmoni për t’u mbrojtur, ju nuk keni dije dhe strategji të befasoni kundërshtarin, ju nuk keni karakter fitues ashtu siç e kanë futbollistët, ju nuk keni dije dhe potencial për motivimin e futbollistëve, ju nuk keni profesionalizëm që ti udhëhiqni futbollistët me profesionalizëm të trendit Evropian dhe botëror, ju me analizat tuaja sa qesharake aq edhe irituese vetëm sa po dëshmoni që jeni shumë, shumë larg lojës së futbollit.

Nuk duhet shumë dije dhe filozofi të vlerësohet puna juaj e dobët dhe amatoreske, aq me tepër kur ju vete me deklaratat dhe analizat tuaja vetëm sa e dëshmoni edhe me shumë, dhe për këtë, me plotë të drejtë edhe po ju kritikon masa apo opinioni i gjerë futbolldashës të cilët futbollin e Kosovës (përfaqësuesen), duan ta shohin krahas kombëtareve me të avancuara me këtë potencial të futbollistëve që ka, e jo që përfaqësuesja jonë të jetë ekip ndaj të cilit mund të përmirësohet golaverazhi i kombëtareve tjera.

Pra, mos u mundoni të hudhni pluhur syve apo të ua mbyllni gojën kritikëve korrekt, por tërhiquni e mos e mbani peng futbollin e Kosovës.

Sa më shpejtë që të dorëhiqeni ju dhe klani juaj, aq më shpejtë do avancohet futbolli i Kosovës në përgjithësi dhe përfaqësuesja në veçanti të kundërtën, do mbeteni njollë e zezë në historinë me të re të shtetit të Kosovës.

Autori është ish-futbollist i Dritës nga Gjilani dhe ish gjyqtar i futbollit

?Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat