Trepça ’89 e Prishtina, në emocione të shortit për garat evropiane

Futboll

Trepça ’89 e Prishtina, në emocione të shortit për garat evropiane

Nga: Kemajl Goca Më: 18 qershor 2017 Në ora: 19:41
Lojtarët e Prishtinës

Kampioni i ri i Kosovës, Trepça ’89 nga Mitrovica, si dhe Prishtina, nënkampion, janë në emocione të shortit të garave Evropiane. ’89-shi do të garojë në kualifikimet e Champions Leagues, kurse Prishtina në Europa League. Është hera e parë në histori që klubet e Kosovës do të garojnë në garat e nivelit më të lartë. Nesër në Nion të Zvicrës, Trepça ’89 dhe Prishtina, do t’i mësojnë rivalët e tyre.  Sulmuesi i Trepçës ‘89, Fiton Hajdari, tha se është vërtet një emocion i papërshkrueshëm. “Besoj që do të jemi me fat, edhe pse të gjitha ekipet janë të forta me të cilët do të përballemi”, tha Hajdari për gazetën kombëtare “Bota sot”. Futbollisti i Prishtinës, Liridon Leci, thotë se pa dyshim që është ditë e veçantë dhe sipas tij, mezi pret ta mësojnë emrin e rivalit. “Normalisht është ditë e veçantë dhe historike për futbollin e Kosovës e për vetë klubet siç është Prishtina dhe Trepça 89. Është diçka që ndodh për herë të parë në histori”, thotë Leci. A mendoni se do të keni fat...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat