Juve dhe Man Utd pas Andre Gomesit

Futboll

Juve dhe Man Utd pas Andre Gomesit

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 22:11
Andre Gomes

Juventus dhe Manchester United janë në garë për mesfushorin e Barcelonës, Andre Gomes.

Mesfushori i lindur në vitin 1993, që një vit më parë nga Valencia iu bashkua Barcelonës, këtë verë mund të ndryshojë sërish skuadër.

Është Juventusi dhe Manchester United që po shprehin interesim për të.

Lajmi është bërë i ditur në medien e njohur spanjolle ‘AS’.

24 vjeçari që në vitin 2016 u shpall kampion i Evropës me Portugalinë, nuk ka pasur një sezon për t’u mbajtur mend te Barcelona në vitin e parë si lojtar i kësaj skuadre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat