Futbollistët e Kosovës: Zemra na është djegur rrugëve të Evropës!

Futboll

Futbollistët e Kosovës: Zemra na është djegur rrugëve të Evropës!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 qershor 2017 Në ora: 19:23
Kombëtarja e Kosov.s

Shumë kritika ka pasur ditëve të fundit në drejtim të përzgjedhësit të kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki,  për humbjen me rezultat 4:1 nga Turqia, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të grupit I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror  - ‘Rusia 2018’ në futboll. Bunjaki u kritikua përse u la në bankë Milot Rashica i cili u aktivizua në pjesën e dytë përkatësisht nga minuta e 73-të, pastaj sulmuesi Besart Berisha fare nuk u fut në lojë, ky i fundit e ka braktisur kombëtaren, sipas tij shkaku i Bunjakit. Megjithatë, ka pasur edhe prej atyre që i dolën në mbrojtje përzgjedhësit, sepse Turqia është Turqi dhe dihet se çfarë niveli të lojës ka për dallim nga Kosova, e cila ka një ekip të re e papërvojë.  Kombëtarja jonë është e fundit (i gjashti) me një pikë në grup ose ka një barazim e pesë humbje, me goldallim 3:18.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat