Sadiku me ofertë nga Rusia

Futboll

Sadiku me ofertë nga Rusia

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 13:45
Armando Sadiku

Afati kalimtar pritet që të sjellë zhvillime për shumë nga lojtarët e Kombëtares shqiptare të futbollit. I radhës, i cili është përfshirë në zërat e transferimeve të mundshme, është Armando Sadiku.

Panoramasport ka mësuar se në adresë të shqiptarit ka ardhur një ofertë nga Rusia. Bëhet fjalë për një nga ekipet e Superligës ruse që ka bërë një hap konkret drejt sigurimit të shërbimeve të shqiptarit. Pas treshes së shqiptarëve në skuadrën e Akhmat Groznit, hapet mundësia e transferimit të një tjetër futbollisti kuqezi drejt Rusisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat