Allegri dyshon se Verratti do të kalojë te Barcelona

Futboll

Allegri dyshon se Verratti do të kalojë te Barcelona

Më: 16 qershor 2017 Në ora: 00:11
Marco Verratti

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri nuk mendon se Barcelona do të ketë sukses në përpjekjet e saj për të nënshkruar marrëveshje me futbollistin Marco Verratti, i cili aktualisht luan në Paris Saint-Germain.

Pala katalonase ka përgatitur 100 milionë euro për blerjen e mesfushorit, por trajneri i “Zonjës së Vjetër” nuk mendon se Verratti do të kalojë në Barcelonë.

Futbollisti italian ia ka bërë me dije PSG-së se dëshiron të largohet nga skuadra këtë sezon.

Raportet kanë Katalonia sugjerojnë se drejtori i Barcelonës Javier Bordas është takuar me futbollistin 24-vjeçar dhe agjentin e tij Donato Di Campli gjatë pushimeve në Ibiza.

Por, trajneri i Juventusit mendon se Verratti do të mbetet në PSG.

“Ai është lojtar i mrekullueshëm.  Verratti është lojtar i PSG-së dhe mendoj se do të qëndrojë në Paris”, ka thënë Allegri për Corriere dello Sport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat