Interi siguron përforcimin e parë

Futboll

Interi siguron përforcimin e parë

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 18:08
ilustrim

Klubi italian ende nuk ka blerë asnjë futbollistë në këtë afat kalimtar.

Interit i duhet të presë deri më 1 korrik para se të fillojë edhe zyrtarisht të blejë futbollistë, pas marrëveshjes me UEFA-n në lidhje me Fair Play Financiar.

Megjithatë klubi nuk është duke ndenjur duarkryq, pasi që sipas medieve italiane, ata tashmë kanë siguruar transferimin e parë për sezonin e ri.

Bëhet fjalë për Antonio Rudiger të Romës, i cili ka qenë edhe kërkesa e parë e trajnerit të ri Luciano Spalletti, i cili ka punuar me gjermanin te skuadra romake.

Për Rudgier, zikaltërit pritet të paguajnë 35 milionë euro në arkat e Romës, derisa lojtari do të nënshkruajë një kontratë katër-vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat