Largohet nga klubi i madh shqiptar

Futboll

Largohet nga klubi i madh shqiptar

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 15:01
Mirel Josa

Mirel Josa nuk është më trajner i Tiranës nga dita e sotme. Vetë trajneri kryeqytetas e ka konfirmuar diçka të tillë në “Supersport”, madje ka hequr dorë edhe nga detyrimet që klubi ka ndaj tij.
Kështu Tirana duhet të gjejë një tjetër trajner për të ardhmen, ndërkohë që pritet që sot skuadra të zbresë në fushën e blertë.
Tirana ka probeleme të shumta pasi janë larguar lojtarë të rëndësishëm si Teqja dhe Taku, ndërkohë që pjesëmarrja në Kupat e Europës duket si një impenjim që do të jetë thjeshtë për statistika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat