Hajdari: Nuk jemi në presion të Champions League

Futboll

Hajdari: Nuk jemi në presion të Champions League

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 19:38
Fiton Hajdari në aksion

Kampioni i ri i Kosovës, Trepça ’89 nga Mitrovica, përgatitet me zell të shtuar nën drejtimin e trajnerit Zekirja Ramadani. Mitrovicasit që nga e hëna që e lamë pas stërviten në Maribor të Sllovenisë, me pretendime që të jenë sa më të përgatitur për garat parakualifikuese të Champions League në futboll. Atmosfera e mirë dhe kushtet e volitshme i japin  edhe një motiv shtesë djelmoshave të Trepçës ’89, të cilët besojnë e shpresojnë se do të arrijnë formën më të mirë, që të jenë në çdo element në prag të debutimit historik në Champions League. Sulmuesi i kësaj skuadre, Fiton Hajdari, tha se gjithçka po shkon sipas planit. “Atmosfera është shumë e mirë. Stërvitjet po shkojnë mirë e sipas planit”, ka thënë Hajdari për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Çfarë janë kushtet për stërvitje? “Kushtet për stërvitje janë tepër të mira. Një vend shumë i mirë”, tha ai. Sulmuesi beson se do të përgatiten maksimalisht për rrethin e parë parakualifikues të Champions League: “Jemi duke u përgatitur mjaft mirë, ndërsa sot kemi ndeshje miqësore me ekipin e Ruzomberok. Pastaj kemi çdo dy ditë ndeshje miqësore dhe me ekipe shumë të forta. Këto ndeshje do të na ndihmojnë shumë për t’u përgatitur sa më mirë për edicionin e ri sidomos për Champions League”. Me 17 qershor, Trepça ’89 do të takohet me Osijekun nga Kroacia, ndërsa me 19 qershor sfidohen nga Astra e Rumanisë. Me 22 qershor ballafaqohen me klubin...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat