Skuadra londineze Chelsea po mendon për zëvendësuesin e Eden Hazard nëse futbollisti belg kalon në radhët e Real Madridit, ashtu siç ka kërkuar presidenti i klubit Florentino Perez.
Sipas gazetës ‘Sun’ bëhet fjalë për Lorenzo Insigne, i cili pëlqehet nga trajneri i kampionëve të Anglisë, Antonio Conte.
Për Napolin, sipas gazetës britanike, janë gati 51 milionë euro.
Gazeta kujton edhe faktin se Insigne do të kushtojë për Chelsea sa gjysma e shumës që Reali është gati të paguajë për Hazard, pra 100 milionë euro, nëse gjithçka shkon pa probleme.