Griezmann mbetet në Atletico Madrid

Futboll

Griezmann mbetet në Atletico Madrid

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 17:08
Antoine Griezmann

Futbollisti Antoine Griezmann dhe Atletico Madrid kanë rënë dakord për një tjetër zgjatje kontrate, që u zyrtarizua në kryeqytetin e Spanjës. Klubi bardhekuq ka konfirmuar se francezi do të qëndrojë madrilen deri në vitin 2022 (një më shumë nga kontrata që kishte). Për sulmuesin ka pasur shumë spekulime për një kalim të mundshëm te Manchester United.

“Gjëja e parë që dua të bëj është t’u kërkoj falje njerëzve, të cilët mund të jenë keqkuptuar me deklaratat e mia. Ndoshta jam shprehur gabim dhe disa kanë menduar të bëjnë tituj, kur nuk kishte asnjë të tillë”, tha Griezmann. “Jam shumë i lumtur të shijoj edhe një sezon tjetër me të gjithë ju”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat