Merkato, lëvizjet e fundit në Bundesligë

Futboll

Merkato, lëvizjet e fundit në Bundesligë

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 06:07
ilustrim

Bayerni në kërkim të elementëve cilësorë për të përforcuar mesfushën. Për të zëvendësuar Xabi Alonson i cili u tërhoq nga futbolli në përfundim të këtij sezoni, drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë kanë hedhur sytë nga kampionati francez. Në pamundësi për të firmosur me Marco Verratin i cili kushton shumë Bayerni po mendon për mesfushorin e Lyonit, Corentin Tolisso për të cilin ka gati një ofertë prej 35 milionë Eurosh plus bonuset dhe gjasat që të arrihet shumë shpejt marrëveshja.

Në gjurmët e tij ishin klubet më të mëdha të Bundesligës, me Leipzigun që qëndronte në rradhën e parë. Megjithatë Nadiem Amiri, 20-vjecari gjerman me origjinë afgane ka vendosur të rinvojë kontratën e tij me Hoffenheim-in deri në vitin 2020, duke refuzuar cdo ofertë për të kaluar në një tjetër skuadër. Lajmi u publikua nga vetë klubi i Hoffenhemit në faqen zyrtare.

Në ditët e fundit është folur shumë në Holandë për një transferim të mundshëm të talentit të Ajaxit, Kasper Dolberg te Borussia e Dortmundit. Por vetë sulmuesi danez e ka përjashtur një opsion të tillë duke theksuar se nuk do ti bashkohet ish trajnerit të tij Peter Bosz te verdhezinjtë pasi ka një kontratë deri në vitin 2021 me harkëtarët.

Pak muaj më parë Jannes Horn rinovoi kontratën e tij me Wolfsburgun deri në vitin 2021, por sic raporton Sport Bild, mbrojtësi 20-vjecar i krahut të majtë është vetëm një hap larg transferimit te Kolni. Skuadra e Peter Stoger do ti paguajë ujqërve rreth 7 milionë Euro, për blerjen e Horn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat