Trepça ’89 në Slloveni, përgatitet për Evropë

Futboll

Trepça ’89 në Slloveni, përgatitet për Evropë

Nga: K. Goca Më: 12 qershor 2017 Në ora: 15:11
Trepça

Skuadra kampion i Kosovës, Trepça ’89 nga Mitrovica, udhëtoi për në Slloveni, për t’i zhvilluar përgatitjet për garat evropiane përkatësisht në kualifikimet për Champions League në futboll. “Sot ekspedita e kampionëve udhëtuan në përgatitje për në Slloveni, ku do të qëndrojnë plotë dymbëdhjetë ditë.

Përveç përgatitjeve KF Trepça '89 do të zhvillojë edhe tri ndeshje kontrolluese: me 15 qershor takohet me MFK Ruzomberokun e Sllovakisë; ndërsa me 19 qershor ndeshen me rumunët, pra me FC Astra dhe me 22 qershor  me Olimpinë nga Lubjanës”, bëhet e ditur nga KF Trepça ’89.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat