Sadiku: Mezi po prisnim të fillonte kjo ndeshje, na mbetet pishman humbja në Elbasan

Futboll

Sadiku: Mezi po prisnim të fillonte kjo ndeshje, na mbetet pishman humbja në Elbasan

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 06:22
Sadiku

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, i cili realizoi dy gola në fitoren 0-3 në Izrael, shprehet se pas një triumfi të tillë mbetet peng humbja në ndeshjen e parë në Elbasan.

Në deklaratën e dhënë për “Supersport”, ai tha se para kësaj ndeshjeje të gjithë lojtarët mezi po prisnin që të zbrisnin në fushë për të dhënë maksimumin.

Për fitoren

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, të cilën e përgatitëm shumë mirë. Jemi mbledhur të gjithë dhe kemi folur, trajneri na ka bërë disa mbledhje. Të gjithë mezi prisnim të fillonte kjo ndeshje që të jepnim 100 përqindëshin tonë. Ja kthyem reston Izraelit, por kur shohim që fitojmë kështu, na mbetet pishman ajo humbja në Elbasan. Megjithatë sot jemi shumë të kënaqur.”

Për dy golat

“U mundova të bëj më të mirën time në ato momente. Me fat topi shkoi dy herë në rrjetë dhe ekipi u ndje më i qetë më pas dhe çdo gjë shkoi shumë mirë. Ua dedikoj të gjithë shqiptarëve.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat