Kosova, gati për sprovën e madhe ndaj Turqisë

Futboll

Kosova, gati për sprovën e madhe ndaj Turqisë

Nga: Kemajl Goca Më: 9 qershor 2017 Në ora: 18:43
Pamje nga stërvitja

Kosovë-Turqi, sfidë që pritet me kërshëri të madhe, e cila do të luhet të dielën (me 11 qershor, në orën 20.45) në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Kombëtarja e Kosovës futet me synim për rezultat të favorshëm ndaj një superfuqie siç është Turqia, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të grupit I të kualifikimeve për Kampionatin Botëror – Rusia 2018’ në futboll. Kosova deri me tash ka një barazim e katër humbje, e mban pozitën e fundit (i gjashti) me 1 pikë, kurse Turqia renditet në vend të katërt me 8 pikë ose ka dy fitore, dy barazime e një humbje.

Faktikisht, Kosova dhe Turqia janë takuar dy herë ndërmjet vete,  në miqësore kombëtarja jonë kishte humbur me rezultat 6:1 në ndeshjen që ishte zhvilluar në Mitrovicë në vitin 2014, ndërsa me 12 nëntor të vitit të kaluar, në Antalia turqit fituan me rezultat 2:0, në takimin kualifikues për botëror. Për shkak se fusha e futbollit e stadiumit...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat