Bonucci sqarohet rreth të ardhmes së tij

Futboll

Bonucci sqarohet rreth të ardhmes së tij

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 15:02
Leonardo Bonucci

Leonardo Bonucci ka thënë se zërat rreth të ardhmes së tij janë vetëm spekulime pasi që ai ishte i lidhur me një lëvizje te Chelsea.

Reprezentuesi i Italisë refuzoi një transferim në Manchester City para sezonit 2016-17 në favor të një qëndrimi të zgjatur në Torino, por raportet e fundit kanë pohuar se ai tani është i hapur për një sfidë të re.

Bonucci u konfrontua me trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri në shkurt dhe Chelsea besohet të jetë i afërt me situatën e qendërmbrojtësit, me Antonio Conte që dëshiron të bashkohet me lojtarin e tij të mëparshëm.

30-vjeçari ka insistuar se nuk po mendon për një largim nga Juventusi mes raporteve të freskëta se agjenti i tij ka qenë në Londër për të diskutuar një transferim në Stamford Bridge.

“Të largohem nga Juventusi, këto janë vetëm spekulime”, ka thënë Bonucci për La Stampa.

Mbrojtësi italian ka një kontratë me kampionët e Serie A deri në vitin 2021.

Ai bëri 45 paraqitje në të gjitha garat në 2016-17, pasi Juventusi siguroi trofe të dyfishtë, kampionatin dhe Kupën e Italisë, para se të mposhtej në finalen e Ligës së Kampionëve nga Real Madridi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat