A gabuan që me përfaqësuesen e Kosovës stërviten në Kastriot?

Futboll

A gabuan që me përfaqësuesen e Kosovës stërviten në Kastriot?

Nga: Nexhmedin Bunjaku Më: 9 qershor 2017 Në ora: 15:00
Nexhmedin Bunjaku

Debate

Përfaqësuesja e Kosovës, në prag të ndeshjes kundër Kombëtares së Turqisë e vlefshme për kualifikimet për KB - Rusia 2018, po përcillet me shumë probleme. A janë këto probleme si pasoje e neglizhencës se federatës për të siguruar kushte më të mira për punë për përfaqësuesen, apo është puna jo e mirë dhe jo profesionale e përzgjedhësit dhe shtabit teknik të tij. Sidoqoftë, ndeshja po afrohet e lëndimet po shtohen dhe me këtë edhe me shumë po na fundosen shpresat për një prezantim të denjë të përfaqësueses në ndeshjen kundër Turqisë. Është e pakuptueshme se si menaxhuesit e përfaqësueses në këtë rast përzgjedhësi Bunjaki, pranoi t’i zhvillojë përgatitjet në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot, kur kanë parë nga afër gjendjen e kësaj fushe, që as për së afërmi nuk i plotëson kushtet për punë për një përfaqësuese.

A është ky edhe një skenar i përgatitur nga menaxhuesit e federatës dhe vetë përzgjedhësit, që humbjen nga Kombëtarja e Turqisë, ta arsyetojnë me kushtet jo të mira për punë dhe lëndimet e futbollistëve si pasoj e fushës së gjelbër. Si do që të jetë dhe çka do që të ndodhë brenda dhe jashtë përfaqësueses, përgjegjësisë nuk mund t’i ikë askush, duke filluar që nga i pari i federatës, menaxheri i përfaqësueses, përzgjedhësi, bordi i federatës etj. Stafi udhëheqës i përfaqësueses duhet të kuptojnë së për këta futbollist duhet krijuar kushte maksimale për punë, sepse ky ekip i përfaqësueses, përfaqëson shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe kjo është një përgjegjësi e madhe. Nuk është hera e parë që ekipi i përfaqësueses së Kosovës përballet me probleme të ndryshme, duke filluar nga dështimi i aranzhimit të ndeshjeve miqësore, dështimi i disa grumbullimeve (kampeve), mos sigurimi i kushteve adekuate për punë (së paku një fushë futbolli më të mirë), kalkulimet jo të qëlluara me futbollist etj. 

Ndeshja që pritet të zhvillohet këtë të diele kundër Kombëtares së Turqisë, vë para një përgjegjësie dhe sprovë të madhe përzgjedhësin por edhe prijësit e federatës dhe pas kësaj është momenti i fundit që urgjentisht të ndërmerren hapa që ky potencial i futbollistëve, mos të shkatërrohet nga jo profesionistët dhe shkatërruesit e ëndrrave të futbollistëve në ligat e futbollit të Kosovës. Vokrri-Bunjaki duhet të prishet menjëherë pas ndeshjes me Turqinë, pavarësisht epilogut të kësaj ndeshjeje, përndryshe, opinioni do të trazohet me të drejtë dhe do të kërkojë përgjegjësi nga ju prijës të federatës. Renditja në grupin I në vendin e fundit me vetëm 1 pikë dhe vetëm 1 gol të shënuar është pasqyra më e mirë që tregon punën e këtij përzgjedhësi dhe shtabit teknik te tij.

Autori është ish-futbollist i Dritës nga Gjilani dhe ish-gjyqtar i futbollit

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat