Banega befason me skuadrën e re

Futboll

Banega befason me skuadrën e re

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 01:40
Ever Banega

Mesfushori i Interit, Ever Banega ka një marrëveshje për t’u bashkuar me klubin meksikan Tigres.

Reprezentuesi argjentinas arriti vetëm një vit më parë si një transferim i lirë nga Sevilla, por luftoi për të bërë një ndikim të madh në Serie A.

Banega shënoi gjashtë gola dhe bëri tetë asistime në 33 ndeshje konkurruese për Nerazzurrët, por humbi vendin e tij titullar në skuadër.

Gazetari i mediumit ESPN, John Sutcliffe thotë se Banega është në fakt një lojtar i Tigres tani, pasi një marrëveshje është arritur.

Do të ishte një kthesë e habitshme për ‘trekuartistin’ që mbush 29 vjet më vonë këtë muaj.

Ai u largua nga Boca Juniors në vitin 2008 për Valencia, pastaj ishte në Atletico Madrid, Newell Old Boys dhe Sevilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat